Ai më parë zbuloi se ishte izoluar në Los Angeles mes pandemisë së coronavirusit.
Megjithatë, Harry Styles duket se tani është kthyer në Londër pasi ai u pa duke shijuar një ditë në fillim të kësaj jave.
Këngëtari, 26-vjeçar, debutoi me një stil të ri të flokëve gjatë shëtitjes, për të clin duket se ka investuar kur ishte në karantinë.
Derisa prezantoi stilin e ri të flokëve, Harry tregoi edhe tatuazhet e tij përreth gjunjëve që kishte realizuar së fundmi.
Tatuazhet e reja të Styles thonë ‘po’ në frëngjisht dhe në gjuhën spanjolle në këmbën e djathtë, dhe ‘jo’ në të njëjtat gjuhë në këmbën e majtë.
I njëjti po ashtu zgjodhi një veshje sportive, një palë pantallona të shkurtra gri dhe një triko shumëngjyrëshe të markës ‘Adidas’.
Shëtitja e tij vjen pasi njoftoi se ka shtyrë pjesën e parë të turnout në Amerikën e Veriut për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Krijuesi i shumë hiteve është detyruar ta shtyjë “Love on Tour” deri në verën e ardhshme, për të filluar më 14 gusht dhe për ta përfunduar me 31 tetor 2021, për shkak të përhapjes së vazhdueshme me COVID-19. /Telegrafi/