Telegrafi

Harry Styles me pasuri prej 50 milionë dollarë, pasi u largua nga grupi “One Direction”

Harry Styles (Foto: Handout/Helene Marie Pambrun via Getty Images/Guliver)

Harry Styles është ndër artistët ndërkombëtarë që numëron hite të shumta gjatë karrierës së tij.

Kjo ka shkaktuar që ai të ketë të ardhura të majme, por pasi vazhdoi karrierën solo, ndërsa u largua nga grupi “One Direction”, shkruan Mirror.

26-vjeçari, i cili do të festojë 10 vjetorin e themelimit të grupit në të cilin kishte qenë pjesë, këtë shumë e ka arritur vetëm gjatë tre viteve të fundit.

One Direction (Foto: Kevin Kane/Getty Images for Jingle Ball 2012/Guliver)

Sipas The Sun, labal-i i tij “Erskine Records” ka arritur rreth 24.7 milionë dollarë nga shitja e këngëve përmes platformave të ndryshme.

Lexo po ashtu Harry Styles anulon turneun “Love on Tour” në Amerikën e Veriut për shkak të coronavirusit

3.4 milionë dollarë ai i posedon edhe nga kompania private “HSA Publishing, të cilat edhe me 21.8 milionë dollarë nga performancat e tyre arrijnë shumën prej 50 milionë.

(Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Harry, i cili besohet se posedon pasurinë më të madhe nga pjesëtarët e tjerë ‘One Direction’, ka pasur të hyra edhe nga projekti për filmin Dunkirk. /Telegrafi/