Telegrafi

Harry Styles në ankth për shkak të coronavirusit, qëndron i izoluar me miqtë e tij në Los Angeles

Harry Styles (Foto: Rich Fury/Getty Images for Spotify/Guliver)

Ankthi ka filluar të shfaqet te disa figura publike si shkak i përhapjes së pandemisë coronavirus apo të njohur ndryshe si COVID-19.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Harry Styles, i cili ka ngecur në Los Angeles, pasi që presidenti i Amerikës, Donald Trump, i ka anuluar të gjitha fluturimet nga Evropa, shkruan Metro.

Ish-anëtari i grupit “One Direction” kishte planifikuar që të fillonte turneun e tij muzikor në prill, ushtrimet e të cilit i kishte të pamundur t’i realizonte brenda.

Teksa po qëndron i izoluar, Harry Style në një deklaratë për BBC ka treguar më shumë rreth ankthit: “Unë duhej të isha në shtëpi disa javë më parë, por… unë jam në LA në këtë moment.”

Duke sqaruar se ndjehej me fat që u karantinua me miqtë, ai vazhdoi: “Ne po mundohemi që ta tejkalojmë këtë gjë, por nuk e mohoj edhe që ndihem pak në ankth.”

26-vjeçari është përpjekur të ruajë rutinën duke punuar nga shtëpia dhe duke u zgjuar dhe fjetur në të njëjtin orar si më parë. /Telegrafi/