Artisti i njohur, Harry Styles, së shpejti do të jetë pjesë e një filmi.
“My Policeman” mban titullin prodhimtaria, ku këngëtari do të luaj krah aktores Emma Corrin, shkruan Mirror.
Duke bërë përpjekje për të shndërruar veten e tij në karakterin e Tom Burgess, Harry ka vendosur të bëhet në biond.
Xhirimet e filmit ndërkohë do të fillojnë gjatë këtij muaji, nën drejtimin e Michael Grandage.
Karakteri i Harry është një oficer policie homoseksual i cili ka një lidhje me kuratorin e muzeut Patrick.
Theksojmë se historia e filmit ndjek dy periudha kohore, njëra në vitet 1950 dhe tjetra në vitet 1990. /Telegrafi/