Telegrafi

Harry Styles konfirmon lidhjen me aktoren Taylor Russell

Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa dyshja u shfaqën në një ekspozitë të mërkurën në Londër.

Këngëtari, 29 vjeçar, kishte ndjekur fshehurazi shfaqjen e re të aktores së “Effect” në Teatrin Kombëtar.

Fotografitë tregojnë se dyshja mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28 vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harryt.

Foto: Splash News

Ish-ylli i “One Direction” u shfaq i dashuruar teksa u përkul dhe i fliste në vesh Taylorit, duke mos vënë re askënd përreth tij.

Lexo po ashtu Harry Styles ngushton veshjen te zona intime në mënyrë që të marrë sa më shumë nxirje të barabartë nga dielli në të gjithë trupin

Ai më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.

Foto: Splash News

Dalja e tyre vjen një muaj pasi nxitën thashethemet për lidhje, meqë aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë.

Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja.

Foto: Splash News

Ajo muaj më parë u pa duke u puthur me modelen Emily Ratajkowski. /Telegrafi/

Foto: Splash News