Telegrafi

Harry Styles komenton takimet publike me 36 vjeçaren, Olivia Wilde

Harry Styles dhe Olivia Wilde Foto: Mirror

Ish-pjesëtari i grupit ‘One Direction’, Harry Styles, kohëve të fundit është përfolur për një lidhje të mundshme.

Një gjë e tillë vjen pasi ai u pa me 36-vjeçaren, Olivia Wilde, me të cilën edhe u pa në publik, shkruan Mirror.

Ai në faqe rozë ndër vite është komentuar për lidhjet me vajzat, të cilat ishin në moshën e njëjtë me nënën e tij.

Atëkohë ai u pyet për po të njëjtat marrëdhënie, duke shtuar se sa më vjetër se nëna e tij, aq më mirë.

Në anën tjetër, Olivia është 10 vite më e madhe se Harry, por sërish kjo nuk paraqet problem për artistin e njohur.

Thuhet se dyshja janë afruar më shumë, gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Worry Darling”, derisa regjisore ishte Olivia. /Telegrafi/