Telegrafi

Harry Styles goditet me shishe nga një fans në koncertin e tij në Çikago

Harry Styles ishte edhe një herë viktimë e një turme gjatë performancës së tij të fundit.

Në gusht të këtij viti, gjërat u çrregulluan në koncertin e këngëtarit britanik në New York, pasi fansat filluan t’i hidhnin ushqim në skenë.

Këtë herë, në Çikago, ai u vë në shënjestër të një shisheje. Në incidentin e dytë, një fans hodhi një shishe në skenë dhe e goditi pikërisht në zonë intime.

Foto: Screenshot/YouTube

Në atë moment, ish-ylli i “One Direction” u ul në gjunjë dhe dukej se u lëndua paksa.

Styles nuk po performonte një këngë në atë moment, ai thjesht po fliste me audiencën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Styles

“Tani kjo është për të ardhur keq”, tha ai pasi u godit nga shishja.

Foto: YouTube

Artisti vazhdoi të fliste ndërsa filloi të lëvizte këmbët dhe të kërcente lart e poshtë.

Për fat të mirë, Harry e mori mirë incidentin dhe qeshi me përgjigjet e tij plot humor.

 

Muzikanti dhe aktori tani do të bëjë një pushim të shkurtër, përpara se të vazhdojë turneun e tij nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/