Ai është tejet i zënë kohëve të fundit me xhirimet e filmit “My Policeman”.
Por, kjo nuk e ka ndaluar Harry Styles që të shfrytëzojë pak kohë edhe për pushime, shkruan Daily Mail.
27-vjeçari së fundmi është parë me disa imazhe të shkrepura nga paparacit, ndërsa mori vëmendje të audiencës.
Në rend të parë ai ka vënë fizikun e formësuar, e më pas edhe tatuazhet e shumta në trupin e tij.
Ish-anëtari i One Direction vuri në pah tatuazhet e tij të në gjoks dhe krah ndërsa po bënte dush buzë detit në Itali.
Në vitin 2012, kur ishte vetëm 18 vjeç, ai kishte folur për Us Weekly për e tatuazheve, të cilat janë një stil klasik prej marinari.
“Më pëlqen ai lloj stili i tatuazheve, si tatuazhet e lashta. Ato simbolizojnë udhëtimet, dhe ne udhëtojmë shumë”, ishte shprehur ai. /Telegrafi/