Harry Styles është parë duke shkëmbyer puthje me plot pasion me bashkë-yllin Emma Corrin gjatë xhirimeve të filmit “My Policeman” në Worthing të hënën.
Ish-ylli i “One Direction” portretizon oficerin e policisë homoseksual Tom Burgess në dramën LGBT teksa Emma, 25 vjeçe, do të luajë gruan e tij, Marion.
Të martën, Harry, i cili thuhet se do të filmojë skena seksi me Tom në film, veshi një uniformë policie dhe u shfaq së bashku me të dashurin e tij në ekran, David.
I vendosur në Brighton në vitet 1950, filmi bazohet në romanin e Bethan Roberts dhe përqendrohet në oficerin e policisë Tom, i cili është homoseksual, por i martuar me Marion.
Ai në anën tjetër po vazhdon të ketë një lidhje me Patrick Hazelwood (David).
Harry dhe David filmuan një skenë ku po prezantoheshin me njëri-tjetrin dhe në momentin kur u përshëndetën së bashku.
Këngëtari u shfaq në një uniformë të policisë të kombinuara me një këmishë blu të çelët.
Harry gjithashtu kishte vënë një kapelë të errët dhe në sfond sollën disa pjesë nga prapaskenat e filmit.
Ndërkohë, Harry dhe Emma duket se po xhironin një skenë të tensionuar, kur aktori mbajti bashkë-yllin e tij për krahu.
I fotografuar duke u larguar nga një lokal, i quajtur The Vine, artisti ndau një puthje me aktoren para se të largoheshin krah për krah.
Producentët thuhet se kanë forcuar sigurinë në mënyrë që xhirimet të mund të shkojnë përpara ‘pa pengesa’, pavarësisht se prisnin që turmat të dyndeshin në shesh për të parë një paraqitje të shkurtër të Harryt në karakter.
Një person pranë The Sun tha: “Harry gjithmonë befason sepse ai është një yll, por ky do të jetë në një nivel tjetër”.
“Ata e dinë që siguria e tij dhe pjesa tjetër e kastit është thelbësore, kështu që duhet të merret parasysh, por mbi të gjitha ata do të duhet të jenë në gjendje të xhirojnë skenat në paqe dhe qetësi, pa një ngarkesë të fansave në sfond”. /Telegrafi/