Telegrafi

Harry Styles anulon turneun “Love on Tour” në Amerikën e Veriut për shkak të coronavirusit

Harry Styles (Foto: Getty Images/Guliver)

Harry Styles duket se nuk do të jetë i pranishëm në asnjë koncert këtë vit.

Këngëtari 26-vjeçar njoftoi të mërkurën se turneu i tij “Love On Tour” që ishte paraparë të mbahej sivjet u shty për 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Mesazhi që ndau përmbante gjithashtu data të planifikuara nga 14 gushti deri më 31 tetor 2021, si dhe konfirmim që këngëtari Jenny Lewis do ta shoqëronte në turne ndërsa Orville Peck dhe Madison Cunningham do t’i bashkohen atij për dy shfaqjet e fundit në New York.

Harry Styles (Foto: Getty Images/Guliver)

“Këtë verë ishim të ngazëllyer që po sillnim ‘Love On Tour’ në Amerikën e Veriut. Sidoqoftë, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19 ne u detyruam të sjellin data për vitin tjetër”, ka shkruar Styles në postimin e tij.

“Mirëkuptimi i ekipit tim dhe të gjithë fansave në mbarë botën do ketë përparësinë kryesore. Unë mezi pres që t’ju shoh të gjithëve në rrugë, sa më shpejt që është e sigurt për ta bërë këtë”, vazhdoi ai.

Krijuesi i hitit “Watermelon Sugar” më pas trajtoi edhe periudhën e trazirave që po përjetohen në të gjithë globin, veçanërisht në Amerikë.

Harry Styles (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ne jemi në një moment të ndryshimit dhe rritjes së nevojshme në botë. Unë do ta shfrytëzoj këtë kohë për të dëgjuar, dhe për të edukuar veten se si mund të ndihmoj më shumë në luftën për drejtësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë në të ardhmen. Shpresoj që edhe ju të merrni kohë për të bërë të njëjtën gjë. Trajtoni njerëzit me mirësi. Unë ju dua të gjithëve”, ka thënë mes tjerash Harry.

Mesazhi i Styles vjen teksa protestat po vazhdojnë të zhvillohen në Amerikë dhe shumë vende të tjera në kundërshtim me brutalitetin e policisë kundër njerëzve me ngjyrë. /Telegrafi/