Site icon Telegrafi

Harry prezanton projektin e tij të parë pas largimit nga jeta mbretërore

Princi Harry po fillon një iniciativë të re që mbështet një nga shkaqet e tij më të rëndësishme: ndihmën e ushtrisë.

HeadFIT – një platformë e re në internet që i siguron personelit ushtarak amerikan 24/7 qasje në kujdesin shëndetësor mendor dhe këshilla – bëri debutimin e tij të hënën në mëngjes.

Kjo shënon nismën e parë të madhe të Harry-it që kur u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore më 31 mars.

Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images/Guliver)

Krijuar nga fushata e shëndetit mendor të fondacionit ‘Royal Heads Together’ – e filluar nga Harry, Prince William dhe Kate Middleton në Prill 2016 – HeadFIT u njoftua për herë të parë nga Duka i Sussex-it në tetor 2017.

Që nga ajo kohë është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Sh.B.A-së (MM) dhe ekspertë kryesorë të shëndetit mendor në ‘Kings College London’.

“HeadFIT ka qenë në përgatitje që tre vite dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë në këtë udhëtim me ne”, ka thënë Harry në një deklaratë për platformën, e cila përfshin mjete për ushtrime të frymëmarrjes dhe relaksim posaçërisht për personelin ushtarak.

Meghan Markle (Foto: Andrew Milligan – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë ata që kanë punuar në të, për të krijuar atë që kemi sot, duhet të jenë tepër krenarë dhe të emocionuar për ndikimin që do të ketë”, shton më tej Harry.

“Unë kam besuar prej kohësh se bashkësia ushtarake duhet të udhëheqë rrugën për pjesën tjetër të shoqërisë. Për shumë kohë ne kemi pritur që të shfaqen probleme dhe pastaj të reagojmë ndaj tyre. HeadFIT është një qasje proaktive ndaj aftësive mendore, duke u përqëndruar në potencialin tonë për të rritur performancën tonë, duke përdorur metoda të provuara në shkencën e sportit”. /Telegrafi/

Exit mobile version