Site icon Telegrafi

Harry Maguire deklarohet i pafajshëm nga gjykata e Greqisë – pas një nate të kaluar në paraburgim

Harry Maguire është liruar nga autoritet e Greqisë, pasi ishte arrestuar në ishullin Mykonos.

Kapiteni i Manchester United kishte shkuar në ishullin grek që të kalonte pushimet, mirëpo ato nuk i dolën siç kishte planifikuar.

Gjatë qëndrimit në një bar, Maguire ishte në praninë e shokëve të tij, kur kishte filluar të bënte veprime të pahijshme – sulm dhe fjalë fyese ndaj policëve.

Mbrojtësi anglez nuk e kishte pritur që të premten mbrëma do të shoqërohej në paraburgim nga autoritetet e Greqisë, mirëpo situata kaloi mirë.

Pa pësuar lëndime dhe duke qëndruar një natë në paraburgim, Maguire u deklarua i pafajshëm, edhe pse sipas akuzës, kishte sulmuar e fyer policët grekë.

Raportohet se lojtari ka shkuar në pushime edhe me familje, mirëpo në atë moment ishte në praninë e shokëve.

Manchester United thuhet se ka intervenuar në autoritetet greke që të lirohet lojtari, derisa thuhet se ai ka paguar një gjobë të majme pas skandalit të shkaktuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheSuperGreek_/status/1296932287024705537

Exit mobile version