Site icon Telegrafi

Harry Maguire po punon si asnjëherë më parë: Seanca stërvitore të vështira me ish-kampionin e Evropës për të kapur formën

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka treguar se si duken stërvitjet e tij private, teksa po përgatitet për sezonin e ri me ‘Djajtë e Kuq’.

Pak para verës, dukej se Maguire do të largohej nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar. Megjithatë, me kalimin e kohës, anglezi po duket gjithnjë e më shumë gjasa për të qëndruar në “Old Trafford”, pavarësisht kritikave që ai është përballur për paraqitjet e tij të dobëta në vitet e fundit.

Megjithatë, Maguire po bën gjithçka për ta përmirësuar situatën në sezonin e ardhshëm. Anglezi ka postuar në rrjetet sociale një video të stërvitjeve të vështira në të cilat jep maksimumin e tij, gjithçka për të përmirësuar paraqitjet individuale në të ardhmen.

Lexo po ashtu Man United ia cakton çmimin final Harry Maguires

Mbrojtësi 30-vjeçar po stërvitet së bashku me ish-mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho, si pjesë e një programi intensiv trajnimi individual.

 

Carvalho duhet të ndihmojë Maguire të përmirësojë paraqitjet e tij në fushë.

Mediat angleze zbuluan se ishte një regjim stërvitor tre javor. Maguire kishte nga tre seanca stërvitore në ditë për 21 ditë së bashku me Carvalhon dhe e publikoi punën e vështirë në rrjetet sociale.

Sigurisht, kjo u pëlqye nga tifozët e Manchester United, të cilët ende kanë besim te mbrojtësi i tyre më i shtrenjtë.

 

Manchester United kishte vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për anglezin, e cila është e vështirë për tu paguar nga klubet e interesuara. /Telegrafi/

Exit mobile version