Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire është arrestuar në ishullin Grek të Mykonos për ‘sulmimin e policisë jashtë një bari’.
Reprezentuesi anglez dyshohet se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me turistët e tjerë britanikë në orët e para të mëngjesit të së premtes përpara se policia të ndërhynte.
Sipas mediumit grek Protothema, tre të dyshuar, përfshirë Maguiren, më pas sulmuan policinë fizikisht dhe verbalisht para se të dërgohej në komisariatin e Mykonos.
Arrestimin dhe dhunën e mbrojtësit anglez e kanë konfirmuar edhe policia lokale.
“Futbollisti abuzoi verbalisht ndaj një oficeri dhe më pas e goditi atë. Të tre po rezistonin kur u sollën në stacionin e policisë Mykonos”, ka thënë një zyrtar policie për ESNP.
According to Greek outlet Protothema, Harry Maguire has been arrested by Greek police after getting in a fight in Mykonos 😬
There goes the armband then 🇾🇪 #MUFC pic.twitter.com/tNVgehMsNE
— Stretford Paddock (@StretfordPaddck) August 21, 2020
Pamjet e postuara në mediat sociale treguan se Maguire ishte duke u rrahur me turistë të tjerë më herët gjatë kësaj jave.
Ndryshe, lojtarët e Unitedit aktualisht janë në pushimet e tyre para rikthimit në stërvitje, pas eliminimit në gjysmëfinale nga Sevilla në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://twitter.com/1lukerobertson/status/1296761741884436480
https://www.youtube.com/watch?v=M9Jjm8zYdIc