Harry Maguire ka folur pas incidentit në Greqi duke thënë se kishte frikë për jetën e tij kur u arrestua në Mykonos pasi mendonte se ishte rrëmbyer.
Maguire u arrestua në ishullin grek për sulm ndaj policisë pas një zënke jashtë një bari, ku ai ishte i përfshirë së bashku me shumë të tjerë.
Dhe reprezentuesi anglezi ka dalë publikisht për herë të parë që nga incidenti javën e kaluar dhe ka folur rreth kësaj teme.
“Ishte e tmerrshme që nuk është diçka që dua ta bëj përsëri, nuk e uroj askënd. Është hera e parë që kisha shkuar ndonjëherë brenda një burgi”, ka thënë fillimisht Maguire për BBC Sport.
“Unë nuk ndjehem sikur i detyrohem një falje ndokujt – një ndjesë është diçka që ju jepni kur keni bërë diçka të gabuar. Mund t’i kërkojë falje vetëm tifozëve dhe klubit përmes kësaj”.
“Unë mendoj se mund të kishte ndodhur kudo – e dua Greqinë”.
“I feared for my life”
Manchester United captain Harry Maguire tells the BBC he thought he was being kidnapped when he was arrested in Greece last weekhttps://t.co/S3rZorWbMe pic.twitter.com/UcNHLMTQwa
— BBC News (UK) (@BBCNews) August 27, 2020
“Dy burra iu afruan motrës time të vogël dhe e pyeten se nga ishte. E fejuara ime pa motrën time teksa po i shkonin sytë në pjesën e pasme të kokës së saj. Ajo vrapoi drejt aj pasi e pa që po i binte të fikët dhe po mbetej pa vetëdije”.
“Mendimi im fillestar ishte se ata po na rrëmbenim. U ulëm në gjunjë, i çuam duart në ajër”.
“Ata filluan të na godisnin, ai më vendosi njërën dorë në pranga dhe ai po godiste këmbën time duke thënë, “Karriera juaj ka mbaruar, nuk ka më futboll, nuk do të luani më”.
“Në atë moment mendova se nuk ka shanse që këta janë polici. Nuk e di se kush janë ata. Unë u përpoqa të ikja. Unë isha në panik, nga frika … u tremba për jetën time”, përfundoi kapiteni i Unitedit. /Telegrafi/