Ish-futbollisti i njohur holandez, Rafael van der Vaart e ka kritikuar mbrojtësi Niklas Sule duke e etiketuar atë si “Harry Maguire gjerman”.
Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Sule, kishte një turne për t’u harruar për Gjermaninë në Katar, pasi ata u dërguan në shtëpi herët në Kupën e Botës të dytë radhazi.
Duke luajtur si mbrojtës i djathtë në humbjen e parë ndaj Japonisë, ish lojtari i Bayern Munichut ishte padyshim fajtor për të dy golat, pasi nuk gjurmoi saktë vrapimet dhe u përpoq të zinte kundërshtarët në pozita jashtë loje.
Por, edhe kur luante në qendër të mbrojtës, Sule kishte vështirësi. Ai u driblua nga Alvaro Morata i Spanjës në barazimin 1-1, përpara se disa hezitime të çonin në një autogol të Manuel Neuer kundër Kosta Rikës të enjten mbrëma.
Gjermania vazhdoi të fitojë 4-2, por fitorja e Japonisë kundër Spanjës, do të thotë se kombëtarja gjermane përfundoi e treta dhe u eliminua në fazën e grupeve.
Dhe mbrojtësi shtatlartë është kritikuar nga ish-mesfushori i Real Madrid dhe Tottenhamit, Van der Vaart, i cili e krahasoi atë me Maguire, një tjetër lojtar që ai ka ndjekur më parë.
Former Netherlands international Rafael van der Vaart has compared Germany's Niklas Sule to Manchester United defender Harry Maguire. https://t.co/XU3hnS6KNf
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) December 2, 2022
“Gjermania ka një problem në mbrojtje. Sule nuk është mbrojtës i klasit botëror. Ai është Harry Maguire gjerman”, ka thënë ish-reprezentuesi holandez në NOS.
Për Maguire, Van der Vaart kishte pohuar, “Kur të shkoj të shoh një klub amator të dielën, mund të gjej tre lojtarë që mund të luajnë si ai”. /Telegrafi/