Site icon Telegrafi

Harry Kane vendimtar në fitoren e Bayernit ndaj Eintracht Frankfurtit

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesliga.

Vendasit gjetën golin e avantazhit që në minutën e nëntë përmes Harry Kane, i cili u asistua nga Raphael Guerreiro për rezultatin 1-0.

Mysafirët reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 me anë të francezit Hugo Ekitike i cili shënoi një gol të bukur nga distanca pas asistimit të William Pachos.

Bayerni pati dy mundësi të mira shënimi me anë të Eric Maxim Choupo-Moting dhe Raphael Guerreiro, por që Kevin Trapp nuk lejoi të mposhtej.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë për Bayernin ku eventualisht ata arritën që të shënojnë edhe golin e fitores.

Bavarezët fituan një penallti në minutën e 60-të të takimit, të cilën e realizoi me lehtësi Harry Kane për rezultatin 2-1.

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi për ndonjërën prej skuadrave, dhe Bayerni mori një fitore e cila ngrit moralin e tyre para duelit të së martës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version