Harry Kane theu tri rekorde të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma pasi Bayern Munich mposhti Dinamon e Zagrebit 9-2.
Sulmuesi e çoi numrin e tij në 33 gola në garë dhe rrëmbeu një tjetër rekord nga Wayne Rooney.
Kane u bë lojtari anglez me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve pas katër golave të tij në Allianz Arena.
Kapiteni i Anglisë ka kaluar numrin e 30 golave të Rooneyt në 85 ndeshje në këtë kompeticion, të gjitha të shënuara për Manchester United.
Dhe Kane e bëri këtë në 40 ndeshje më pak. Ishte rekordi i golave të Rooneyt që Kane e kishte tejkaluar për Tre Luanët në Mars 2023 – ai tani ka 68 gola të ekipit kombëtar nga 53 që ka Rooney.
Dhe thyerja e rekordit nuk u ndal me kaq të martën mbrëma. Ish-sulmuesi i Spurs u bë gjithashtu anglezi i parë që shënon katër gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.
Dhe lojtari i parë i çdo kombësie që ka shënuar tri gola nga pika e bardhë në të njëjtën ndeshje.
Golat e fundit të Kane e çojnë atë në vendin e 25-të të përbashkët me Fernando Morientes – duke kaluar Rooneyn, Kakan , Samuel Eto’on, Franciso Genton dhe të madhin e Bayernit, Arjen Robben, të gjithë në një natë. /Telegrafi/