Harry Kane e ka vazhduar kontratën me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe këtë e ka konfirmuar klubi.
Kane është me Kombëtaren e Anglisë duke u përgatitur për Kampionatin Botëror, ndërsa është kapiten pasi ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje.
Marrëveshja e re do ta mbajë lidhur me klubin në pesë vitet e ardhshme.
Kane ka zhvilluar 213 ndeshje me Spurs, ku ka shënuar 140 gola. Kane me kontratën e vitit 2016 fitonte 100,000 funte në javë, ndërsa pritet rritje e ndjeshme e pagës.
📝 We are delighted to announce that @HKane has signed a new six-year contract with the Club, which runs until 2024. #OneOfOurOwn pic.twitter.com/4p6xfVTLkE
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 8, 2018
Njëjtë edhe trajneri Mauricio Pochettino kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Kane me vazhdimin e kontratës te Spurs, do ta ndjek rekordin e Alan Shearer, që ka 260 gola në Ligën Premier.
Kane aktualisht është shënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Tottenhamit, tri më pak se Jermain Defoe që është i pesti.
Për tu bërë më i miri i klubit i duhen edhe 126 gola për ta kaluar Jimmy Greaves që ka shënuar 266 gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=a3e2Oaw12dw