Telegrafi

Harry Kane shkruan historinë me golin në derbin ndaj Manchester Cityt

Harry Kane ka shkruar historinë te Tottenham Hotspur në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Spurs janë nikoqir të kampionit në fuqi të Ligës Premier, në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”.

Kaluan vetëm 15 minuta lojë nga nisja e derbit, kur Harry Kane shënoi për 1-0 nga një asistim i Pierre-Emile Hojbjerg.

https://twitter.com/TheSpursWatch/status/1622275636042633220

Por, ky gol nuk ishte një i thjeshtë, ishte një historik për sulmuesin anglez, që i u golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Spurs.

Ai e ka thyer rekordin e Jimmy Greaves, që realizoi 266 gola, duke luajtur nga viti 1961 deri në 1970.

Kane tani ka 267 gola për Tottenhamin në të gjitha garat, duke u bërë golashënuesi rekord për klubin, ndërsa ka shënuar 200 gola në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/