Telegrafi

Harry Kane nuk rikthehet te Tottenhami derisa t’i garantohet largimi

Harry Kane po e kërkon me çdo kush largimin nga Tottenham Hotspuri në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi anglez po kërkon një aventurë të re, mirëpo jo jashtë Ligës Premier.

Sipas asaj që raporton The Athletic, Kane nuk do të rikthehet te Spurs derisa t’i garantohet largimi, e që në seancën stërvitore të së hënës mungoi.

Kjo do të pasoi me një gjobë të majme për të, gjersa Manchester City po insiston në transferimin e tij.

Një shumë mbi 100 milionë euro, mund të bëjë që Citizens të marrin shërbimet e tij, por Tottenham refuzon shitjen.

Lexo po ashtu Nuk iu bashkua Tottenhamit në stërvitje, Kanen e pret ndëshkimi i rëndë

Kane insiston se koha e tij te Tottenhami ka përfunduar dhe po kërkon opsione për t’u larguar në këtë muaj.

Spurs do të paralajmërojnë lojtarin se mund të mos e realizojë dëshirën e tij, duke e mbajtur atë në stol ose mos e përfshijë fare në listë. /Telegrafi/