Site icon Telegrafi

Harry Kane mund t’i ofrohet pagë rekorde nëse ai qëndron në Tottenham

Sipas Daily Telegraph, Tottenham është gati t’i ofrojë yllit të tyre, Harry Kane, një pagë rekord prej 470 mijë eurosh në javë për ta bindur atë të vazhdojë kontratën me skuadrën.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij dhe interesimit nga Bayern Munich, sulmuesi anglez është shprehur i hapur për të luajtur jashtë vendit, ndërkohë që vazhdon të ndjekë rekordin e golave ​​në Ligën Premier.

Megjithatë, kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy shpreson se një kontratë e re dhe e përmirësuar mund ta bindë Kanen të qëndrojë.

Lexo po ashtu Plani i Manchester United për të afruar Harry Kanen

Për trajnerin e ri të Spurs, Ange Postecoglou, prioriteti kryesor për momentin është të bindë kapitenin e Anglisë se Tottenhami është vendi më i mirë për të për të arritur sukses dhe për të fituar trofe, duke synuar gjithashtu ta çojë klubin përsëri në Ligën e Kampionëve.

Kane e di se me skuadrën aktuale vështirë se do të fitojë trofe dhe është duke shkuar në përfundim të karrierës së tij.

Andaj, synimi i tij është që të kalojë në radhët e Bavarezëve dhe të mbushë vitet e tij të fundit me trofe – por që Tottenhami kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version