Site icon Telegrafi

Harry Kane merr topin e het-trikut ndaj Tunizisë si kujtim, sulmuesi synon ‘Këpucën e Artë’

Harry Kane doli nga aeroplani i Anglisë në St Petersburg, me një top të nënshkruar nga shokët e tij të ekipit, ndërsa tani ai po konsiderohet si shpresat e një kombi.

Ai shënoi het-trik në ndeshjen që Anglia fitoi 6-1 ndaj Panamasë, fitorja më e lartë e Anglisë ndonjëherë në Kampionatet Botërore.

Anglia e ka siguruar vendin në 16 ekipet më të mira në këtë Kampionati, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon të enjten në Kaliningrad, ku përcaktohet fituesi i Grupit G.

Kane që është kapiten është kthyer edhe në lider, ndërsa ‘topi i ndeshjes’ i takoi atij dhe është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e skuadrës së Anglisë pas ndeshjes.

Mesazhet më të bukura ishin një nga shokët e ekipit të Tottenhamit si i Dele Allit, “Nuk është befasi. Urime vëlla!”.

Secili nga lojtarët ka lënë nënshkrimin dhe një mesazh.

Sulmuesi i Tottenhamit do të tentojë ta rrit numrin e golave kundër Belgjikës, pasi në garë për Këpucën e Artë është së bashku me Romelu Lukakun dhe Cristiano Ronalon.

Kane ka pesë gola, ndërsa Ronaldo dhe Lukaku nga katër.

Bashkëlojtarët e Kane janë të lumtur me formën e tij dhe paraqitjen e ekipit. /Telegrafi/

Exit mobile version