Telegrafi

“Harry Kane ka vendosur të bashkohet me Bayern Munich” – pretendon drejtuesi i bavarezëve Uli Hoeness

Sipas Uli Hoeness, Harry Kane i ka thënë Bayern Munichut se dëshiron t’i bashkohet me ta këtë verë.

Dy oferta të Bayern Munich janë refuzuara për kapitenin e Tottenhamit në javët e fundit.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy është i vendosur të mbajë sulmuesin, i cili ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale dhe shpreson se ai do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Por sipas Hoeness, i cili tani shërben si president nderi i Bayernit dhe pjesë e bordit mbikëqyrës të klubit, Kane ka sinjalizuar synimin e tij për t’u bashkuar me kampionët gjermanë.

“Harry Kane ka sinjalizuar qartë në të gjitha bisedat se vendimi i tij është marrë”.

“Ai dëshiron të luajë në garat evropiane dhe për fat të mirë për ne Tottenhami nuk do të luajë vitin e ardhshëm. Ai tani ka një mundësi tjetër për të ardhur në një klub prej më të mirëve në Evropë”.

Lexo po ashtu Harry Kane pranon transferimin te Bayern Munich

“Ajo që na pëlqen të gjithëve: Këshilltarët e tij janë gjithashtu shumë të kënaqur me këtë rast. Deri më tani, babai dhe vëllai i tij i kanë qëndruar gjithmonë asaj që kanë premtuar. Nëse qëndron kështu, atëherë është në rregull’”, ka thënë Hoeness./Telegrafi/