Telegrafi

Harry Kane ka shënuar njërin ndër golat më të bukur deri më tani në këtë edicion të Ligës Premier

Tottenham Hotspuri ka shënuar fitore 4-1 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Harry Kane ishte në formë tejet të lartë në këtë takim, duke realizuar dy gola.

Por, sulmuesi anglez në këtë përballje arriti që të shënonte njërin ndër golat më të bukur deri më tani në këtë edicion të Ligës Premier.

Ishte minuta e 52-të kur Harry Kane pranoi një asistim nga Matt Doherty, për të lëshuar një goditje në drejtim të portës së The Eagle.

Aktualisht sulmuesi anglez është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën angleze me 16 gola, një më pak se Mohamed Salah, por ka 13 asistime, për dallim nga egjiptiani që ka vetëm tre. /Telegrafi/

https://twitter.com/GolDiTottenham/status/1368659411841998851?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1368659411841998851%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1657382-harry-kane-spurs-star-scores-premier-league-goal-of-the-season-contender-vs-palace