Harry Kane e ka hapur llogarinë e tij të golave në Bundesligë, qysh në ndeshjen e parë te Bayern Munichu.
Bavarezët janë duke fituar 2-0 në udhëtim te Werder Bremeni, ndërsa sulmuesi anglez ka edhe një asistim.
Fillimisht, Kane asistoi te Leroy Sane për rezultatin 1-0 qysh në katër minutat e parë të ndeshjes.
Ndërsa goli i tij i parë në ligën gjermane u shënua në minutën e 75-të, me Alphonso Davies që ishte asistuesi. /Telegrafi/
https://twitter.com/TPLCSports/status/1692629928108515548