Telegrafi

Harry Kane fotografohet duke arritur në stërvitje

Harry Kane (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Futbollistët e Tottenham Hotspur janë kthyer në stërvitje ditën e martë për t’i nisur përgatitjet për rikthim në aksion në Ligën Premier që u ndërpre për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Nga kjo javë, klubet e elitës së futbollit anglez i filluar proceset e lejimit të lojtarëve të tyre në fushat stërvitore, ndërsa Arsenali, West Ham United dhe Brightoni filluan që të hënën nën kushte strikte për të minimalizuar rrezikun.

Kapiteni i Spursave, Harry Kane, ishte në mesin e pesë lojtarëve të parë që arritën në Hotspur Way për t’u angazhuar për kondicionin e tyre.

(Foto: ISO/Daily Mail)

Lojtarëve iu është thënë që të udhëtojnë vetëm në bazën stërvitore dhe të kenë kujdes në ruajtjen e distancën me pjesëmarrësit tjerë.

Kujtojmë që trajneri Jose Mourinho ishte fotografuar me disa lojtarë duke mbajtur seanca stërvitore gjatë periudhës së vetizolimit. Për këtë gjë, portugezi u detyrua të kërkonte falje.

Ndërkohë, Kane nuk ka luajtur që nga muaji dhjetor, si pasojë e një lëndimi në ndeshjen kundër Southamptonit, me ç’rast iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike. /Telegrafi/

(Foto: ISO/Daily Mail)