Site icon Telegrafi

Harry Kane flet për marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon

Ylli i Tottenham, Harry Kane ka zbuluar se ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Jose Mourinhon, duke thënë se kishin një mentalitet të ngjashëm.

Sulmuesi anglez do të diskutojë të ardhmen e tij me pronarin Daniel Levy dhe mund të lëvizë këtë verë.

Në kanalin e ri të Gary Neville në YouTube, “The Overlap”, sulmuesi foli për raportin e tij me Mourinhon, i cili ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Romën, ndërsa u ndal edhe tek trajneri Mauricio Pochettino që aktualisht është te PSG.

“Mauricio bënte shumë punë në palestër, ishte një bazë e madhe palestre ndërsa Jose nuk ishte aq shumë i fokusuar në këtë”.

“Por Jose padyshim që priste që ne të ishim burra dhe të vepronim si burra në fushë, të kishim udhëheqës në fushë”.

“Klubi ishte në një fazë të vështirë, me Mauricio që u shkarkua, dhe nuk është kurrë e lehtë të vije një menaxher i ri e të hyjë në skuadër”.

“Unë mendoj se kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Josen, që nga minuta e parë. Ne e kuptonim njëri-tjetrin, kishim një mentalitet të ngjashëm dhe si shihnim gjëra në fushë, jashtë fushës dhe mentalitet në stërvitje. Pra, ne e ndërtuam atë marrëdhënie”.

“Është keq që nuk arritëm të fitojmë, por unë kam qenë me fat që kam punuar me Mauricion dhe Josen”.

“Ata janë dy menaxherë të mrekullueshëm dhe më kanë ndihmuar në karrierën time”, ka thënë Kane. /Telegrafi/

Exit mobile version