Site icon Telegrafi

Harry Kane bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë

Harry Kane u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze.

Ai shënoi kundër Italisë në minutën e 44-të nga penalltia në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Anglezët shkuan në pjesën e parë me epërsi prej 2-0.

Golin e parë e shënoi Declan Rice në minutën e 13-të me një goditje të fortë nga brenda zonës.

Me këtë gol, Kane ka kaluar Ëayne Rooney, i cili ka shënuar 53 gola për Anglinë. /Telegrafi/

Exit mobile version