Site icon Telegrafi

Harry Kane barazon shifrat duke qenë i saktë nga penalltia

Anglia ka arritur të barazojë shifrat në fillimin e pjesës së dytë ndaj Anglisë, në ndeshjen që po kërkohet një biletë për gjysmëfinale.

Pas një pjesë të parë ku Franca ishte në epërsi me golin e Aurelien Tchouameni, anglezët u lëshuan në sulm për të barazuar.

Në pjesën e dytë Jude Bellingham dhe Harry Maguire kishin raste, por Hugo Loris nuk lejoi të befasohej.

Në minutën e 52-të, Anglia fitoi penallti kur Tchouameni rrëzoi në zonë Bukayo Sakan.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Harry Kane që shënoi për 1-1.

Ndeshja po del të jetë e fortë me të dy skuadrat që duan fitore./Telegrafi/

Exit mobile version