Pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore, fansat e princit Harry dhe Meghan Markle filluan të shqetësoheshin për burimin e të hyrave të tyre.
Mirëpo, meqenëse janë shndërruar në sensacion botëror dhe janë bërë akoma më të famshëm sesa kanë qenë, përfitimet e tyre vetëm sa mund të rriten.
Sipas të dhënave të një platforme marketingu, çifti i popullarizuar mund të përfitojë më shumë se 110.000 dollarë (101.700 euro) për një postim në Instagram – shkruan The Sun.
Qëllimi i Harry dhe Meghan është që të bëhen tërësisht të pavarur financiarisht tash kur po tërhiqen nga obligimet mbretërore.
Profili i tyre në Instagram, SussexRoyal, ka mbi 11.2 milionë ndjekës, prandaj çdo publikim i sponsoruar do t’u sjellë atyre përfitime prej qindra mijëra dollarësh.
Vetëm një muaj pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore, numri i ndjekësve të tyre është shtuar për 9.7 për qind. /Telegrafi/