Ansu Fati dhe Carles Perez e nisën mirë te Barcelona kur Ernesto Valverde i futi ata në ekip në fillim të sezonit.
Sidoqoftë, pasi Lionel Messi dhe Luis Suarez janë rikthyer nga lëndimet, ata nuk kanë pasur asnjë paraqitje në ekipin e parë javëve të fundit.
Fati nuk ka luajtur që nga përballja me Getafen në fund të shtatorit dhe është lënë në stol për tri ndeshjet e fundit.
Me Ousmane Dembele e pezulluar, mund të ketë një shans që 16-vjeçari të paraqitet kundër Real Valladolid të martën, por Messi, Suarez dhe Antoine Griezmann pritet që ndeshjen ta fillojnë.
Fati nuk është ftuar në skuadrën e Spanjës për Kupën Botërore nën 17 vjeç dhe edhe për kundër kësaj ai po sheh vetën gjithnjë e më pak në veprim me Barcelonën.
Një mundësi e humbur, pasi aty do të shkëlqente me bashkëmoshatarët. /Telegrafi/