Charly Musonda ka qenë gjatë gjithë kohës duke u stërvitur, derisa po planifikon rikthimin në futboll, pas një lëndimi që kishte pësuar.
Lojtari i harruar te tifozët e Chelseat i ishte thënë se kishte vetëm 20 për qind të gjasa që të luante më futboll pas lëndimit në gju.
Lojtari 23-vjeçari nuk i ka dëgjuar ato fjalë dhe ka vazhduar në ndjekje të ëndrrës së tij.
Musonda ka publikuar pamje nga stërvitjet që po i bënë, për t’u rikthyer sa më parë në futboll dhe transformimi i tij trupor i thotë të gjitha.
Talenti belg duket se është duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës së tij duke u stërvitur në palestër dhe rezultatet nuk ka se si të mungojnë.
Tifozët e Chelseat nuk mund të besonin kur panë Musondan në fotografi, pasi para se të pësonte lëndimin ai ishte i dobët fizikisht. /Telegrafi/