Telegrafi

I harruar dhe i lënë pas dore për 9 vjet, “Mercedes” vihet në lëvizje pa asnjë problem (Video)

Kompania Mercedes është ndër kompanitë që prodhon vetura që njihen sidomos për qëndrueshmëri.

Dhe për ta dëshmuar këtë, përcjell Telegrafi, vjen një shembull nga Estonia, i cili tregon për një rast të një Mercedesi të vjetër.

Siç thuhet më tej, Mercedesi, i cili edhe pse për një kohë të gjatë kishte qëndruar i pa lëvizur, me pak intervenime është rikthyer në “jetë”.

Pamjet thuhet se tregojnë një Mercedes, i cili veçse kishte të kaluara rreth 372 mijë kilometra dhe i cili kishte qëndruar në një fushë për mëse 9 vjet i pa lëvizur. /Telegrafi/