Kompania Mercedes është ndër kompanitë që prodhon vetura që njihen sidomos për qëndrueshmëri.
Dhe për ta dëshmuar këtë, përcjell Telegrafi, vjen një shembull nga Estonia, i cili tregon për një rast të një Mercedesi të vjetër.
Siç thuhet më tej, Mercedesi, i cili edhe pse për një kohë të gjatë kishte qëndruar i pa lëvizur, me pak intervenime është rikthyer në “jetë”.
Pamjet thuhet se tregojnë një Mercedes, i cili veçse kishte të kaluara rreth 372 mijë kilometra dhe i cili kishte qëndruar në një fushë për mëse 9 vjet i pa lëvizur. /Telegrafi/