Kjo përfundimisht do t’i gëzojë të gjithë ata të cilët mbajnë dietë, sepse më nuk do të jenë të detyruar të rrinë të uritur.
Shumica e dietave përjashtojnë plotësisht mishin e kuq nga ushqimi, mirëpo trajneri Greg Cornthwaite nuk pajtohet me këtë. Ai përfaqëson tezën që mishi duhet të hahet edhe për kafjall.
Nëse keni menduar që vezët apo pemët janë kafjalli më i mirë të cilin mund ta hani, atëherë do të duhej edhe një herë të mendoni. Në të vërtetë, trajneri Greg konstaton që mishi është artikulli i cili do të duhej të hahej në orët e mëngjesit.
Ai ka bërë listën ideale për kafjall, e cila përbëhet nga mishi i shtazëve të egra dhe mishi i qengjit.
Kafjalli trupit tuaj do të duhej t’i sillte proteina dhe yndyra, të cilat shpejtojnë metabolizmin tuaj dhe balancojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Racionet e këtilla më gjatë ju bëjnë të jeni të ngopur dhe zvogëlojnë dëshirën për sheqer para drekës. Propozimi i parë është mishi i bluar me brokoli dhe me qepë të kuqe, i fërguar në vaj kokosi.
Ky racion është i pasur me zink, vitamina A, B1, B6, B12, hekur, kalium dhe kalcium. Nëse nuk doni mish të bluar, për kafjall mund të hani bërxollë nga mishi i shtazëve të egra.
Për të përgatitur racion të pasur me vitaminat A, B6, C dhe K, fibra dhe kalium, gatuani me domate dhe patjetër në vaj kokosi.
Gregu rekomandon edhe kotëletë mishi të fërguar në gjalpë me lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala), domate, që do të pasurojnë organizmin me vitamina B6, B12 dhe me hekur.
Zgjedhja kryesore e Gregut është mishi i qengjit me spinaq dhe speca, përkatësisht kafjalli i pasur me magnez, hekur, zink, kalium, si dhe me vitaminat A, B2, B6, B12, C dhe K.
Propozimi i fundit është peshk skumbri i fërguar në gjalpë me bizele.
Kafjalli i këtillë është i pasur me proteina, omega-3 me thartira yndyrore, vitamina A, B1, B6 dhe E, si edhe me kalium, magnez, kalcium dhe hekur.
Propozimet e Greg Cornthwaite janë të mira edhe për ata të cilët dëshirojnë të humbin kilogramët e tepërt.
– Mishi do të mund të jetë shkak për të cilin miket tuaja duken shtatholla, edhe pse konsumojnë mjaft hidrokarbure. /Telegrafi/