Telegrafi

Harroni Trekëndëshin e Bermudeve, në këtë zonë njerëzit dhe aeroplanët zhduken në mënyrë misterioze (Foto/Video)

Alaska, shteti i 49-të i SHBA-ve, për shumë sende është një vend interesant, por njëherit i frikshëm. Përveç temperaturave të ulëta që mbizotërojnë dhe terrenit malor, Alaska është e njohur edhe për fenomenin misterioz.

Për shkak të një numri të madh të fluturakeve dhe njerëzve të zhdukur në mënyrë misterioze, regjioni nga June e deri në Ecouarge është i njohur me nofkën “Trekëndëshi i Alaskës”, transmeton Telegrafi.

Në vitin 1950 ishte zhdukur një aeroplan me 44 pasagjerë që po fluturonte nga Alaska në Teksas. As copëzat e aeroplanit apo trupat e pasagjerë kurrë nuk janë gjetur.

Dy dekada më vonë, kongresmeni demokrat Hail Bos ishte zhdukur nga faqja e dheut derisa po udhëtonte për në Alaskë. Edhe pse kishin filluar hetimet intensive, aeroplani i vogël e as katër pasagjerët nuk janë gjetur kurrë.

Përgjatë viteve, janë shfaqur një numër teorish konspirative me të cilat është munduar të shpjegohet se çfarë po ndodh në këtë regjion.

Besohet se nga viti 1988 janë zhdukur në mënyrë misterioze 16 mijë persona, nga turistët e deri te banorët e kësaj zone. Shumë pretendojnë se këtë regjion e kanë pushtuar shpirtrat e ligj që i rrëmbejnë të gjithë ata që janë humbur në male.

Përveq kësaj, “Channel 13” nga Encouarge ka publikuar në vitin 1992 një raport të ekspertëve që kanë kryer eksperimente sizmike, ndërsa besohet se kanë zbuluar dimensione të një strukture piramidale rreth 80 kilometra nga malet Denaly.

Asgjë tjetër e rëndësishme nuk është nxjerr nga ky raport, dhe vetëm 20 vite më vonë pjesëtari i  ushtrisë amerikane që tani është pensionuar, pretendon se kishte kontaktuar me gjuetarët e UFO-ve dhe gazetaren Linda Molton Hay të cilët i siguruan të dhëna të reja.

Pretendohej se në Alaskë ekziston një piramidë që është ndërtuar para mijëra viteve, e cila përdor fuqinë e planetit dhe natyrës. Pasi ky rrëfim filloi të qarkullojë në masë të madhe në opinion, filluan të lajmërohen çdo herë e më shumë persona që kanë qenë të përfshirë në gjuetinë e “piramidës së zezë”.

Kështu Bruce L, Pirson ka deklaruar se ky objekt nuk “është ndërtuar nga dora e njeriut” dhe se është shfrytëzuar si bazë e fshehtë për eksplorimin e fuqive të mbinatyrshme. Një burim anonim pretendon se babai i tij kishte punuar në “piramidën e zezë”, dhe se kishte ndihmuar në instalimin e “sistemin elektrik” brenda kësaj strukture të lashtë.

Teoricienët konsiderojnë se kjo zonë gjeografike shtrihet në fushat ekstreme elektromagnetike, siç është Trekëndëshi i Bermudeve, por edhe të Stonehendge dhe piramidat e Egjiptit. /Telegrafi/