Telegrafi

Harroni tabletat, hani një banane

Banania përmban triptofan, lloj i albuminave, të cilin trupi e shndërron në serotoninë, që është e njohur për relaksimin që na e ofron, e përmirëson disponimin dhe, në përgjithësi, na bën të ndihemi të lumtur.

Harroni tabletat, hani një banane. Vitamina B6, që gjendet në banane, e rregullon nivelin e glukozës në gjak, e cila ndikon në disponimin tonë.

Bananet mund t’i përdorim gjatë gjithë vitit, nuk janë të shtrenjta, janë të shijshme, përdoren thjesht, e ç’është më e mira, lehtë treten, janë të shëndosha dhe të shkëlqyera për ngritjen e energjisë. /Telegrafi/