Telegrafi

Harroni rrobat e shtatzënave! Ato me krenari tregojnë stomakët e vet dhe janë tepër të bukura!

Kur prisni beben, vjen periudha kur rrobat e vjetra më nuk ju bien tamam. Shumica e nënave të ardhshme atëherë fillojnë të veshin rroba të shtatzënave, por jo vetëm ato!

Supermodelja Candice Swanepoel ka gjetur zgjidhje të përsosur. Ajo ka dalë në shëtitje nëpër rrugët e Nju-Jorkut me top të shkurtër ngjyrë të bardhë dhe me fund të gjatë, ndërkaq stomakun e ka nxjerrë në plan të parë.

Duket shumë e bukur, por neve na duket që edhe më rehat ndihet bash me atë kombinim ditor, transmeton Telegrafi.

 

Kolegia e saj Behati Prinsloo nuk duron madje edhe rrobat!

Ajo ditët e shtatzënisë po i kalon në rroba banje, ndërkaq goxha shpesh na gëzon me ndonjë fotografi të re dhe rregullisht i informon fansat se si po ndryshon barku i saj gjatë shtatzënisë.

Megjithatë, Nicky Hilton nuk ka vendosur të na tregojë barkun lakuriq, mirëpo në këtë fustan boho me lule duket krejtësisht e harlisur. /Telegrafi/