Nëse Kina është në kërkim të atletëve të rinj për të garuar në Lojërat Olimpike, atëherë patjetër që duhet të shpreh interesim të madh për një djalosh të vogël, i cili ka bërë kërdinë në metronë e Pekinit.
Një nxënës ka mahnitur udhëtarët e metrosë derisa bëri disa lëvizje interesante në unazat e improvizuara të atletikës, dhe e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga një udhëtarë i cili më pas e ka publikuar videon në internet, transmeton Telegrafi.
Por ende pa përfunduar akrobacitë e tij, shumë udhëtarë filluan të duartrokasin djaloshin i cili me videon e postuar u bë hit në internet.
Një komentues ka shkruar përbri videos një koment interesant në të cilin shkruante, “do të doja të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Tokio. /Telegrafi/