Site icon Telegrafi

Harroni radiatorët, tjegullat suedeze janë e ardhme dhe kursim për shtëpinë tuaj

Kompania suedeze “Solar Tech” ka zhvilluar një sistem unik për ngrohjen e shtëpisë i cili përbëhet nga tjegullat e pullazeve të punuara nga xhami i zakonshëm transparent

Pllakat fenomenale i japin kulmit pamje shumë të bukur.

Ajo që i bën aq të veçantë dhe i veçon në treg janë tjegullat e punuara nga xhami i zakonshëm dhe kanë përafërsisht peshë të njëjtë si edhe ato të punuara nga glina.

Ky sistem nuk e ngroh ujin apo gypat vakuum, por ajrin e pastër.

Tjegullat e qelqta vendosen në shtresën e zezë prej najloni nën të cilin montohen xhepat ajror.

Ngjyra e zezë absorbon ngrohtësinë e diellit dhe ajri fillon të qarkullojë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kurseni deri në 45% në ngrohje: Pesë mënyra për të zvogëluar faturën

Ajri i ngrohtë përdoret për ngrohjen e ujit, ndërsa ky sistem është i lidhur me sistemin shtëpiak për ngrohje nëpërmjet akumuluesve të ngrohtësisë.

Bukuria e sistemit është në atë që zvogëlon shpenzimet e energjisë gjatë gjithë vitit edhe kur janë ditët e zymta edhe natën, në saje të aftësisë që të depozitojë ngrohtësinë në shtresat izoluese nën shtresën e zezë.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version