Telegrafi

Harroni motosharrën dhe sëpatën për prerjen e druve, ky burrë i copëton me plumba të pushkës (Video)

Prerja e druve mund t’ju marrë shumë kohë, energji dhe kërkohet përvojë dhe aftësi e madhe për përdorimin e motosharrës, por një burrë ka zbuluar një metodë të re që pa u lodhur fare po i prenë drutë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq mënyrën bizare të prerjes së druve, ku një burrë duke i shkrepur dy plumba e copëton drurin, duke ia lehtësuar kështu vetes punën, transmeton Telegrafi.

Kjo video është publikuar dy muaj, pasi dy të rinj dëmtuan shtëpinë e fqinjit pasi u rrëzuan nga një pemë gjigante.

Por, profesionistët e kësaj fushe vazhdojnë të preferojnë metodën tradicionale – prerjen e druve me motosharrë. /Telegrafi/