Një polic anglez ka arritur t’ua tërheq vëmendjen një turme të rinjsh që kishin shkuar për ta ndjekur festivalin e Notting Hillit.
Por nëse ju duket fytyrë e njohshme, atëherë nuk e keni gabim, transmeton Telegrafi.
Dan Graham ishte pjesëmarrës në spektaklin “Britain’s Got Talent”, dhe me vallëzimin e tij unik kishte arritur të shkoj në gjysmëfinale.
Dhe pasi përfundoi edicioni i këtij spektakli, ai iu rikthye punës së tij si polic në Kingston.
Por, duket se nuk e kishte hequr dorë nga vallëzimi dhe këtë gjë më së miri e dokumentoi në festivalin e Notting Hillit.
Derisa po mbante rend dhe ligj, ai për një moment harroi se kishte uniformën veshur, dhe filloi të vallëzoj duke i lënë të gjithë të pranishmit gojëhapur. /Telegrafi/