Nuk ka ndonjë grua apo vajzë që nuk i ka ndodhur që llaku në thonj të mos u është shlyer, të mos u ketë rënë apo të mos u jetë rrudhur dhe të mos u ketë krijuar linja dhe madje edhe qime sapo t’i ketë prekur.
E gjithë ndodh kjo për shkak se nuk i ka tharë mirë, edhe pse është angazhuar që t’i lyejë në mënyrë të përsosur me llak, transmeton Telegrafi.
Nuk po flasim për situatat kur thonjtë i lyeni me llak në mbrëmje dhe pastaj duhet të bëheni gati për të shkuar në shtrat për gjumë dhe – e prekni çarçafin.
Me këtë truk problemeve tuaja u ka ardhur fundi.
Më nuk do të detyroheni të luhatni duart dhe të fryni në thonj për shkak se duhet të nguteni dhe në çastin e fundit duhet t’i lyeni thonjtë me llak, një enë e vogël me ujë të ftohtë dhe disa kube akulli.
Pasi që t’i keni lyer me llak, zhytni në enën me ujë dhe akull. Mbani 60 sekonda – çdo gjë përfundon këtu. Mund të vishni pallton tuaj të leshtë.
Hollësitë shikoni në këtë video! /Telegrafi/