Është i habitshëm fakti se si këto gjallesa të vogla po mbijetojnë në temperature të ulëta, mungesë të ajrit dhe radiacionit kozmik.
Zbulimi është bërë nga dy astronaut rus, të cilët po bënin xhiro kontrolluese rreth stacionit ku po qëndronin.
Olek Ortemyes dhe Alexander Sgvortsov kanë dalluar diçka të dyshimtë, të cilën e kanë marrë brenda për ekzaminim.
Nuk dihet saktësisht se si kanë ardhur deri aty këto mikroorganizma, përpos se janë ‘dërguar përmes rrymave të ajrit’.
NASA ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, për këtë zbulim që kanë bërë astronautët rus./Telegrafi/