Telegrafi

Harroni imazhin e cigareve: Ja si duhet të duken paralajmërimet në paketat e cigareve (Foto)

Fushata amatore kundër pirjes së duhanit ka tërhequr vëmendjen më së shumti pjesa ekonomike e kësaj reklame. Ajo zbulon se çfarë po humbasin duhanpirësit, duke shpenzuar paratë për blerjen e pakove të cigareve, transmeton Telegrafi.

Rrjeti social Twitter është vërshuar me fotografi rreth projektimit të konceptimit të fushatës së re antiduhan.

Tani në vend të imazheve të pirjes së duhanit dhe kancerit të mushkërive, në pako do të ekspozohen fotografi të gjërave që ju humbni për shkak të shpenzimit të parave në blerjen e cigareve.

Në pako janë fotot, për shembull, të këpucëve nën të cilën shkruan se “Këto janë ato që ju mund t’i vishni për 40 pako duhan” ose tableta, nën të cilën shkruan se do të mund të jetë e juaja për vetëm 60 pako të Marlboros.

Cili është ideja më efektive sipas mendimit tuaj, ajo e kancerit të mushkërive apo këto të fundit? /Telegrafi/