Telegrafi

Harroni filmat Kung Fu: Shikoni se si ky burrë godet veten në organin gjenital me një dru gjigant (Foto/Video)

Një video interesante është shfaqur në internet, ku shihet një burrë se si vazhdimisht godet veten në organin gjenital me një dru gjigant, derisa të gjithë ata që e kanë parë këtë video kanë mbetur të shokuar.

Burri i veshur me të zeza besohet se ushtron stilin “Iron Crotch”, një stil unik i Shaolinëve që lë gojëhapur njerëzit me fuqinë e organit gjenital, transmeton Telegrafi.

Mjeshtërit e Kung Fu-së, pretendojnë se ky lloj ushtrimi ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme dhe ejakulimin e parakohshëm.

Në videon e postuar shihet burrit se si vazhdimisht goditet në organin gjenital me një dru gjigant, dhe është interesant se si këtë gjë e bën me kujdes të madh, pasi i hap këmbët në mënyrë që të goditen gjitha pjesët e nevojshme. /Telegrafi/