Mini-platformat i kanë zëvendësuar ‘balerinkat’, ndërsa përveç se janë komode, ato vijnë në të gjitha ngjyrat dhe format, ashtu që gjithkush mund të gjejë palët e veta të preferuara.
Variantet e verës ose të vjeshtës do t’i shohim gjithnjë e më shumë në këmbët e admirueseve të këpucëve, ndërsa janë të pranishme të gjitha variacionet- duke filluar nga sandalet, përmes këpucëve të rrafshëta e deri te çizmet e lëkurës ose gomës. /Telegrafi/