Site icon Telegrafi

Harron të tërheq frenin e dorës, vetura kalon sipër saj (Foto/Video)

Një moment bizar është regjistruar nga një kamerë amatore, në të cilin shfaqet një grua e cila shkel veten me veturë pasi kishte harruar të tërheq frenin e dorës.

Në videon e postuar në internet, mund të shihet një grua duke pritur me veturë para një semafori në Burlington të Washingtonit, transmeton Telegrafi.

Por në ato momente shfaqet një motoçiklist, i cili ia bën me dije gruas se kishte harruar të hapur kapakun  e rezervuarit.

Me të kuptuar se ka harruar ta mbyllë kapakun, ajo del nga vetura duke harruar se semafori është hapur, dhe se në veturë nuk kishte tërhequr frenin e dorës.

Dhe duke u munduar të ndalojë veturën ajo rrëzohet dhe kështu mbi këmbët e saj kalojnë rrotat e pasmet të veturës të cilën e kishte blerë nga kursimet disa mujore. /Telegrafi/

Exit mobile version