Site icon Telegrafi

Harron pasaportën, Bayerni pa një lojtar në Lisbonë

Mbrojtësi i Bayern Munich, Medhi Benatia, nuk ka arritur të udhëtojë për në Lisbonë për arsye se nuk kishte me vete pasaportën.

Benatia i ka munguar shumë bavarezëve gjatë muajve të fundit për shkak të dëmtimeve në shpatull.

Pas seancës së fundit stërvitore i është lajmëruar se edhe ai do të fluturonte për në Portugali, por mesa duke ka mbetur në Munich.

Pep Guardiola ka zbarkuar me 20 dhe jo 21 lojtarë në Lisbonë. Trajneri zakonisht merr me vete më shumë se 18 lojtarë që duhen regjistruar për ndeshjen.

Shansi i mirë i bavarezëve që të mërkurën mungon edhe golashënuesi më i mirë i Benficas, Jonas, për shkak të kartonëve.

Ky do të jetë shkaku kryesor që mungesa e Benatias nuk do të bjerë shumë në sy.

Exit mobile version